Fondacioni Diakonia Albania

Fondacioni shqiptar Diakonia Albania shërben si organizatë jofitimprurëse për njerëzit në nevojë. Kontributi i këtij fondacioni bazohet në punën disavjeçare të Shoqatës së Krishterë për Ndihmë Wismar e.V (CHW), e cila i ka fillesat e saj ne vitin 1992 me transoprtin e parë me ndihma për qytetin e Pogradecit. Diakonia Albania me qendër në Pogradec, themeluar në vitin 2012 shpërndan ndihma, ofron projekte sociale si dhe ndihmon në përmirësimin e kushteve të arsimit dhe strukturave komunale të zonës.

Vizitë në fshatin malor të Kriçkovës

Misioni ynë

Njerëzit në fshatrat e thellë malorë të Shqipërisë jetojnë në kushte të vështira jetese. Këto fshatra dallohen qartë përsa i përket zhvillimit ekonomik në krahasim me qytetet. Shteti shqiptar nuk është në gjendje ndikojë në përmirësimin e strukturave ne këto zona. Andaj ne ju vijmë në ndihmë me mundësite tona njerëzve në nevojë nëpërmjet ndihmave për familjet në nevojë, kujdesit ndaj njerëzve të moshuar dhe atyre të sëmurë, të cilët nuk marrin asnjë lloj ndihme sociale nga shteti, ose ndihmojë nëpërmjet konkviktit tonë, i cili u jep mundësinë fëmijëve nga fshatrat e thellë për tu arsimuar.

Për realizimin e projekteve tona ne bashkëpunojmë me komunat përkatëse, institucionet shtetërore, me organizata të tjera për ndihmë si dhe me punonjës vullnetarë nga Shqipëria, Gjermania dhe nga vende të tjera të botës. Ndihma jonë ndryshon jetë. Ajo jo vetëm ndryshon jetën e individëve të prekur por familje dhe fshatra të tërë.

Zyra jonë me skuadrën në hyrjen Pogradec

Shkarkimi i ndihmave në magazinë Pogradec

Vizioni ynë

Ne dëshirojmë me punën tonë të ndihmojmë njerëzit të përmirësojnë jetën e tyre. Ne ju krijojmë mundësi të kapërcejnë vështirësitë dhe të sigurojnë për veten e tyre. Për këtë shërbejnë për shembull projektet tona në fushën e arsimit për fëmijët, kurset e rrobaqepësisë për gratë apo projektet bujqësore si dhe këshillimi i komunave dhe përmirësimi i infrastrukturës. Një aspekt i rëndësishëm i yni është jetesa në bashkësi. Për këtë arsye ne ju vijmë në ndihmë komunave dhe bashkësive të krishtera si dhe nxisim gadishmërinë për të pëerkrahur të tjerët edhe jashtë strukturave familjare tradicionale. Ne synojmë gjithashtu përtej projekteve aktuale të mbështesim ndërtimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të sistemit social shqiptar.

Në themel të punës tonë qëndron besimi i krishterë. Ne nuk krijojmë bashkësi, por bashkëpunojmë me bashkësi dhe organizata të krishtera, p.sh. me anë të anëtarësimit në Vëllazërinë Ungjillore Shqiptare (VUSH). Ne ofrojmë ndihmë për të gjithë njerëzit, pavarësisht përkatësisë fetare.

Vota në CHW / Diakonia Albania

„Kontakti im me CHW ka nisur rreth 9 vjet më parë, që kur unë isha kryeplak fshati në Velçan. E kam parë CHW si një partner strategjik në ­komunën tonë, në të gjitha fushat ku CHW ka kontribuar dhe vazhdon të kontribuojë. Falenderoj përzemërsisht themeluesin e kësaj shoqate dhe të gjithë miqtë nga Gjermania që vazhdojnë të jenë të palodhur në punën e tyre, duke lënë gjurmë në çdo familje të kësaj komune.“
Ilia Mani, Kryetari i komunës Velçan

„Falë ndihmës shumëvjçare dhe të pakursyer të misionarëve të ndihmës humanitarë Gjermanë është mbjellë fara e shpresës. Fëmijët e këtyre anëve kanë ndjerë gëzimin që sjell dhurata e krishtlindjeve në sofrat e tyre familjare. Këto pako-dhurata shpesh janë zanafilla për të ndryshuar zemrat e ndrydhura.“
„Taso“ Anastas Konstandini, Piktor, Pogradec

Click to access the login or register cheese
.