Projekte

Projekte në fushën e arsimit

Fëmijët e konviktit dhe bashkëpunëtorët në shkollën e fshatit Bishnicë• Konvikti në Bishnicë

Konvikti ynë iu mundëson 25 fëmijëve të frekuentojnë rregullisht shkollën. Në fshatrat prej nga këta fëmijë vijnë, janë mbyllur shkollat dhe për të frekuentuar shkollën më të afërt atyre iu duhet të përshkojnë çdo ditë një rrugë te gjatë në këmbë. Fëmijët në konvikt përfitojnë gjithashtu nga punonjësit tanë këshillim individual mbi mësimet, orë muzike, kurse kreative si dhe mësimin e gjuhës gjermane. Konvikti i ka ndihmuar fëmijët të nisin jetën mbarë.

Shkolla e rinovuar në Bishnicë• Rinovim shkolle

Me anë te kontributit tonë ne i ndihmojmë shkollat në përmirësimin e kushteve të mësimnxënies, si p.sh. me fletore, materiale për të shkruajtur dhe nëpërmjet transportimit të pajisjeve shkollore për klasa si tavolina, karrige, dërrasa të zeza etj. Gjatë viteve të fundit në kemi rinovuar tërësisht disa shkolla: me anë të donacioneve te Ambasadës Gjermane në Tiranë, me anë të kontributit të komunave si dhe me ndihmën e zanatçinjve vendas. Ky angazhim shërben për të mirën e të gjithë nxënësve nga fshatrat përkatës.

Puna sociale

• Kujdes ambulator dhe ndihmë mjekësore

Bashkim Lilo punon si infermier për njerëzit që kanë nevojë për kujdes mjekësor. Për momentin janë nën kujdes 10 pacientë për fizioterapi dhe 15 të tjerë që vaujnë nga diabeti. Disa nga pacientët vijnë në qëndrën tonë sociale në Bishnicë, por pjesën më të madhe të javës ai e kalon duke kryer vizita në të gjithë komunën e Velçanit.

Bashkim Lilo gjjatë një vizite në një shtëpi

Florie Gjona gjatë mësimit të rrobaqepësisë

Kurse rrobaqepsie

Ndihmë për ti ardhur në ndihmë vetes: Në Bishnicë ne kemi hapur një rrobaqepsi me makina qepëse të dhuruara nga donatorë. Florie Gjona jep mësim rrobaqepësie për gratë që nuk kanë të ardhura. Këtu ato kanë mundësinë të qepin veshje për përdorim vetjak apo edhe për të fituar të ardhura.

Ndihmë humanitare

Pako familjare

Ekzistojnë akoma shumë familje të varfëra, të cilat kanë nevojë të madhe për një karton të mbushur me veshje, mbulesa, artikuj shtëpiakë dhe ushqime. Ne shpërndajmë qindra pako të tilla çdo vit qoftë duke ndërmarrë aksione të mëdha shpërndarjesh apo duke u nisur nga nevoja të veçanta.

Pako për Krishtlindje

Çdo vit ne shpërndajmë rreth 3500 pako krishtlindjesh me lodra, materiale shkollore dhe embëlsira. Qëllimi kryesor i shpërndjarjes nuk është përdorimi praktik, por „dashuria“, që përcillet me anë të këtij aksioni. Fëmijët ndiejnë gëzim të veçantë kur marrin dhurata. Shpërndarja e pakove për Krishtlindje është një aksion i madh, ku marrin pjesë shumë donatorë dhe njerëz që ndihmojnë nga e gjithë Gjermania, nga Austria dhe vende të tjera.

Një familje nga Bishnica po ngarkon pakot familjare në mjetin e transportit

Gjatë aksionit të shpërndarjes së pakove 2013 në Poroçan

Seminar ne kuadër komunal me Fondacionin e Konrad Adenauer në Pogradec

Dorëzimi i mjeteve të transportit për policinë e qytetit Pogradec

Punë për zhvillim

Ndihmë komunale për zhvillim

Ne bashkëpunojmë me projekte në fushën e arsimit, në atë sociale dhe mjedisore së bashku me komunat përkatëse. Ofrojmë gjithashtu seminare për formimin e mëtejshëm të punonjësve në administratë. Këto seminare ne i organizojmë para së gjithash në bashkëpunim me fondacionin e Konrad-Adenauer. Ne nxisim gjithashtu shkëmbimin e eksperiencave me partnerë nga Gjermania dhe japim ide të reja administratave komunale.

Gëzohemi veçanërisht për faktin, që qytetet Pogradec dhe Wismar kanë ndërtuar tashmë marrëdhënie dirkete me njëra-tjetrën. Në këtë mënyrë qyteti i Pogradecit përfiton për shembull eksperiencë lidhur me reformat aktuale të marra nga landi Mecklenburg-Vorpommern.

Pajisja e komunave

Ne sigurojmë donacione në formë materiale për të përmirësuar kushtet e jetesës në vend. Gjatë viteve të fundit ne kemi sjellë një mjet pastrimi për komunën e Hudënishtit si dhe mjete transporti për policinë e qytetit të Pogradecit dhe ua kemi dorëzuar partnerëve në vend.

Puna në kishë

• Bishnica

Në Bishnicë ne mbështesim kishën metodiste me anë të takimeve për fëmijë, takimet e grave dhe një aktivitet mujor për ungjillizim.

• Buzaishtë

Ndërtesa e bashkësisë në Buzaishtë ka qënë bosh në vitet e fundit. Në fillim të vitit 2014 ne e vumë sërish në funksionim dhe zhvilluam ungjillizimin e parë. Që atëherë aty çdo javë organizohen takime me femijë (rreth. 30 fëmijë) dhe shërbesa (rreth 20 adoleshentë + disa të rinj të rritur).

Shërbesë në Buzahishtë

Festë me fshatin në Holtas

• Holtas

Në Holtas (komuna Poroçan) ne zhvillojmë prej vitesh misione verore duke kryer vizita nëpër familje si dhe takime me fëmijë, gra dhe burra. Do të dëshironim të shkonim më shpesh, por rruga për në Holtas është shumë e vështirë dhe për momentin na mungojnë mjetet dhe koha e duhur.

Projektet mjedisore

Pemë për të ardhmen• Pemë për të ardhmen

Në fillimet e viteve nëntëdhjetë zona e mokrës ishte e mirë pyjëzuar. Me anë të projektit „Pemë për të ardhmen“ janë rimbjellë çdo vit rreth 1500 pemë në sipërfaqe të lira si dhe pemë molle dhe arre për fermerët. Ky projekt duhet të gjejë së shpejti sërish zbatim.

Mbrojtja nga erozioni

Për të parandaluar erozionin, janë forcuar sipërfaqet e zhveshura me mure mbrojtës – rreth 3000 m2 në vit. Më pas këto sipërfaqe janë mbjellë sërish, për shëmbull me pemë. Ky projekt është realizuar në bashkëpunim me komunën e Velçanit, me Agrinas Hollandë dhe me shoqatën e fermerëve ELIA nga Buzaishta.

Heqja e mbeturinave

Përpara disa viteve filluam me porosi të komunës Velçan të hapim disa vende për grumbullimin e mbeturinave. Shoferi ynë Agron Elezi i merr mbeturinat dy herë në javë dhe i transporton në vendgrumbullimin e mbeturinave.

Projekte në fushën e bujqësisë

Projekti i farës së patateve në BuzahishtëProjekti i farës së patateve

8–10 fermerë mbjellin tokat me fara patatesh me anë të Agrinas Hollandë dhe i shumëfishojnë ato. Në këtë mënyrë familjet përfitojnë të ardhura të mira: Prodhimet janë trefishuar nga afro 1500 kg deri në 4000–5000 për 1000 m2. Fermerët e tjerë, që i blejnë farat nga shoqata ELIA, kanë avantazhet e farës së aklimatizuar, që është më e lirë se fara e blerë nga jashtë shtetit.

Click to access the login or register cheese
.