Christlicher Hilfsverein Wismar e.V. (Shoqata e Ndihmës së Krishterë Wismar) fokusohet në dy fusha kryesore: Ne punojmë në Shqipëri për njerëzit që kanë nevojë për mbështetje sociale dhe shpirtërore dhe që nga viti 2022, ne ofrojmë gjithashtu ndihmë për refugjatët nga Ukraina. Së dyti, në shtëpinë e shoqatës sonë në Wismar ne ofrojmë mundësi për t’u aktivizuar dhe për të përjetuar dhe ndërtuar komunitetin dhe për të zbuluarsëbashku tema shpirtërore dhe të fushave të tjera.
Misioni ynë
Të ndihmojmë njerëzit në nevojë – ky ishte dhe është thelbi i punës sonë. Ishte pikrëisht ky shkaku që çoi në transportin e ndihmës së parë në fillim të viteve 1990, kur Shqipëria sapo po hapej. Ky vazhdon të jetë dhe motivi për fushatat dhe projektet tona të ndihmës.
Në zbatimin e projekteve tona, ne konsiderojmë se janë thelbësore dy aspekte. Së pari partneriteti dhe një qasje e orientuar drejt qëndrueshmërisë. Ne punojmë mbi parimet të barazisë me bashkitë dhe autoritetet, por edhe me shoqatat dhe kishat lokale. Përtej ndihmës që ofrojmë në situata emergjente, projektet tona vendosin fokusohen në individët dhe komunitetet rurale me qëllim të pëlrmirësojmë jetesën.
Së dyti, angazhimi i bashkëpunëtorëve të huaj në dhe për Shqipërinë është gjithashtu një mënyrë për të bashkuar njerëzit, për të promovuar mirëkuptimin ndërkulturor dhe për të çelur perspektiva personale. Ndihma nga njerëzit dhe për njerëzit i pasuron të dyja palët – kjo nënkuptohet edhe me moton: “Dashuria shkon tek njerëzit”.
Vlerat tona
“Shoqata e Ndihmës së Krishterë” fillimisht u themelua nga Kisha Metodiste Wismar. Ne ende punojmë mbi bazën e pikëpamjes së krishterë për njerëzimin, me respekt për kulturën dhe traditat lokale, për individualitetin e personaliteteve dhe strukturave familjare. Megjithatë, në aktivitetet tona ne e konsiderojmë veten partner të të gjithë njerëzve, pavarësisht nga feja apo filozofia e tyre.
Ne në CHW pranuam me kënaqësi ftesën e Diakonisches Werk (organizatë bamirëse e kishës protestante në Gjermani) për t’u anëtarësuar. Është e dobishme t’i përkasësh një organizate ombrellë për të marrë këshilla dhe ndihmë për një sërë çështjesh. Për më tepër ka edhe marrëdhënie miqësore me Aleancën Ungjillore Gjermane.
Struktura dhe aktivitetet
Vepra e Christlicher Hilfsverein Wismar e.V. bazohet kryesisht në donatorë dhe vullnetarë privatë. Financimi specifik për projektin na ndihmon të zgjerojmë këtë bazë donacionesh dhe të arrijmë qëllime më të mëdha.
Shoqata jonë ka 4 punonjës në Gjermani dhe 14 në Shqipëri. Prioritetet aktuale të punës janë mbështetja e fëmijëve në qendrën e fëmijëve në Bishnicë, ofrimi i mbikëqyrjes dhe kujdesit mjekësor për të sëmurët dhe të moshuarit në fshatrat malore dhe transporti i ndihmës për të mbështetur familjet në nevojë, shkollat, spitalet dhe kishat. Në përfundim të këtyre aktiviteteve janë projekte të ndryshme si rinovimi i shkollave, fushata vjetore e Krishtlindjeve, mbjellja e pemëve dhe mbështetja për komunat lokale. Në vitin 2012, themeluam fondacionin Diakonia Albania si një organ ligjor vendor për punën tonë. Kjo na mundëson që të veprojmë shpejt dhe me fleksibilitet me organizatën tonë partnere në palën shqiptare, duke qenë veçanërisht të afërt me njerëzit me të cilët punojmë në fshatrat malore.
Krahas punës në rritje në Shqipëri, është zgjeruar edhe rrjeti ynë i mbështetësve në Gjermani. Miqtë e Shqipërisë dhe grupe pune nga rajone të ndryshme janë bërë pjesë e punës sonë. Bashkëpunimi me qytetin e Wismar-it dhe institucionet lokale është intensifikuar dukshëm si rezultat i binjakëzimit të qyteteve Wismar-Pogradec dhe aktiviteteve të Ukraine Aid.