Taso Pogradec

Binjakëzimi i qyteteve


Lidhja e popujve, përmirësimi i kushteve të jetesës

Fakti që Wismar dhe Pogradeci kanë hyrë në partneritetin e parë të qytetit gjermano-shqiptar bazohet në punën tonë shumëvjeçare. Si kontribut për mirëkuptimin e dy popujve ndërmjet tyre ne përfshihemi në partneritet – si në Gjermani ashtu dhe Shqipërii.

Binjakëzimi i qytetit Wismar–Pogradec

Kur qyteti Hanseatik i Wismar mendoi të krijonte një partneritet të ri me një qytet në “jugun global”, fokusi shkoj shpejt në bashkëpunimin e gjatë midis CHW dhe Pogradecit. Disa pika të tjera të lidhjes përfshinin vendndodhjen afër ujit (Deti Baltik, përkatësisht Liqeni i Ohrit), temat e turizmit, por edhe përvojën unifikuese të tranzicionit nga socializmi në një shoqëri demokratike. Të dy qytetet kanë afërsisht të njëjtën madhësi. Dhe me Frieder Weinhold, anëtar i parlamentit të qytetit Wismar si dhe qytetar nderi i Pogradecit, përbënte kjo një mbështetes të fortë i cili ndihmonte përgatitjet nga të dyja palët.

Vizitat dhe rivizitat e ndryshme, praktika e një punonjësi të bashkisë Pogradec në Wismar, një seminar i përbashkët turistik dhe dorëzimi i makinës zjarrfikëse të cmontuar nga Wismar në zjarrfikësen e Bashkisë Pogradec i thelloi akoma më tej marrëdhëniet midis dy qyteteve. Në vitin 2019 u vulos zyrtarisht binjakëzimi i qytetit.

Ne si CHW dhe Diakonia Albania vazhdojmë të mbështesim binjakëzimin e qyteteve me mundësitë tona:

  • Këshillim dhe zgjerim rrjeti në të dy rajonet
  • Opsionet logjistike për transportimin e donacioneve sende
  • Ne ishim në gjendje të përcjellim përvojën e Wismarit për marrjen e statusit si Trashëgimi Botërore nga UNESCO; në ndërkohë jo vetëm Ohri, por edhe pjesa shqiptare e Liqenit të Ohrit me Pogradecin bën pjesë në Trashëgiminë Botërore të UNESCO-s.
  • Klubi ynë përdoret për takime dhe si akomodim i përkohshëm
  • Artisti pogradecar Taso, mik dhe mbështetës i qendrës sonë të fëmijëve në Bishncë, arriti të shfaqë ekspozitën e tij të dytë në Wismar në vitin 2023.
Zjarrfikësja nga Wismar në Pogradec
Zjarrfikësja nga Wismar në Pogradec
Seminari ndërkombëtar i turizmit në Wismar
Seminari ndërkombëtar i turizmit në Wismar
2019: Nënshkrimi i kontratës së binjakëzimit të qytetit
2019: Nënshkrimi i kontratës së binjakëzimit të qytetit
Takimi i të rinjve në liqenin e Ohrit
Takimi i të rinjve në liqenin e Ohrit

Binjakëzimi i qytetit Wismar–Tchornomorsk

Aktualisht një tjetër partneritet qytetesh është në përgatitje me qytetin ukrainas të Tchornomorsk në Detin e Zi. Të gjithë së bashku me qytetarët dhe administratën e qytetit të Wismar, ne mundëm të organizonim ndihmë dhe ta çonim atë në Tchornomorsk, si për shembull disa gjeneratorë për të siguruar furnizime emergjente për shkollat dhe stacionet e ngrohjes.

Gjeneratorë për Tchornomorsk
Gjeneratorë për Tchornomorsk
Live: Dorëzimi i tabletave për fëmijët refugjatë
Live: Dorëzimi i tabletave për fëmijët refugjatë

Shtator-Tetor 2023: Ekspozita Taso në Wismar

Shtëpia Schabbel, muze historik i qytetit Hanseatik të Wismar, tregon piktura të artistit pogradecar Taso

Janar 2023: Gjeneratorë

Pas një thirrjeje për ndihmë nga qyteti i ardhshëm binjak i Wismar, Tchornomorsk, qyteti hanseatik dhe organizata e ndihmës nisin një apel për donacione dhe dërgojnë me shpejtësi gjeneratorët

Shkurt 2016: Seminar turistik Wismar

Përfaqësues nga qytetet e Pogradecit (Shqipëri) dhe Ohrit dhe Strugës (Maqedonia e Veriut) shohin infrastrukturën turistike të Wismar dhe punojnë në qasjet për një zhvillim të përbashkët të rajonit të Liqenit të Ohrit – një kontribut për mirëkuptimin ndërkufitar. Pika kryesore është “Deklarata Wismar” e përbashkët për bashkëpunimin ndërkufitar.

Mars 2014: Frieder Weinhold bëhet qytetar nderi i Pogradecit

Ashtu si bashkia e Velçanit, edhe qyteti i Pogradecit i jep qytetarinë nderi Frieder Weinhold; kjo forcon pozicionin e tij si ndërmjetës midis Wismar dhe Pogradecit

Nëntor 2011: 20 vjet CHW

Kryebashkiaku Artan Shkembi nga Pogradeci merr pjesë në festën e përvjetorit në Wismar dhe vendos kontakte me administratën e qytetit.

Shkurt 1992: Transporti i ndihmës së parë

Ndihmës nga Wismar dhe rajoni sjellin ndihma në Pogradec dhe Bishnicë, menjëherë pas hapjes së Shqipërisë – fillimi i një bashkëpunimi të gjatë

Click to access the login or register cheese