Takimet ndërkombëtare
Zgjerimi i horizonteve, nxitja e të kuptuarit, mësimi për të ardhmen
Bashkëpunimi ndërmjet ndihmësve dhe mbështetësve nga Gjermania, Shqipëria dhe vende të tjera është në vetvete një kontribut në të kuptuarit e popujve ndërmjet tyre – të gjithë të përfshirët pëfitojnë nga kjo njohuri dhe përvojë. Gjithsesi ka gjithmonë raste dhe ide për takime shtesë qoftë në Shqipëri apo në Gjermani.
Pjesëmarrja në misione
Qoftë te shpërndarja e pakove për Krishtlindje, transporti i ndihmave, fushatat e ndërtimit, kontaktet me fshatrat apo konferencat e Diakonisë: nemirëpresim me kënaqësi në të gjitha operacionet pjesëmarrësit që duan të punojnë me ne ose thjesht të jenë atje. Ju mund të jeni pjesë e ekipit ose thjesht të vini për një vizitë gjatë udhëtimit tuaj në Shqipëri. Në çdo rast, do të përjetoni nga dora e parë një botë të huaj apo edhe të paimagjinueshme për shumicën e gjermanëve, e kombinuar me ngrohtësinë dhe mikpritjen shqiptare. Pas një udhëtimi të tillë jo vetëm që do të shihni lajmet e rralla për Shqipërinë, por edhe botën tuaj me sy të ndryshëm!
Ngjarjet e takimeve
Ne kemi organizuar tashmë udhëtime grupore nderkohë që më parë kampet ndërkombëtare të të rinjve zhvilloheshin rregullisht. Ngjarje të tilla varen gjithmonë nga grupet e interesuara ose nga një numër i caktuar pjesëmarrësish. Ju lutem mos ngurroni të na kontaktoni; sepse për shembull, mund të organizohjmë një udhëtim së bashku ose një takim me të rinjtë.
Shkëmbimi ndërkombëtar
Ne jemi të lumtur të mbështesim shkëmbimin e njerëzve dhe organizatave miqësore. Kemi pasur mysafirë shqiptarë në eventet tona dhe partnere, kemi organizuar vizita nga delegacionet komunale apo praktika jashtë vendit dhe kemi mbajtur evente informuese (gjithashtu me folësit shqip). Në vitin 2016 ne patëm mundësi të zhvillonim një seminar ndërkombëtar me qytetet shqiptare dhe të Maqedonisë së Veriut në Wismar, i cili shërbeu për të promovuar turizmin dhe bashkëpunimin rreth Liqenit të Ohrit dhe çoi në një “Deklaratë Wismariane” të përbashkët.
Maj 2022: Konferenca e përvjetorit
Konferencat e Diakonia janë gjithmonë një mundësi e mirë për të interesuarit që të njihen me punën në terren. Këtë herë ne festojmë: 30 vjet CHW dhe 10 vjet DA.
Qershor 2022: Vizitë në Lezhë
Grupi CHW Höxter organizon udhëtimet e veta në grup, këtë herë në Lezhë, Krujë dhe Korçë.
Gusht 2021: Misioni veror Holtas
Gjatë misioneve Holtas, të cilat zhvillohen prej shumë vitesh, pjesëmarrës nga Gjermania dhe Shqipëria njihen me jetën në një fshat jashtëzakonisht të largët.
Prill 2019: Binjakëzimi i qyteteve
Pas disa vitesh kontakte mes dy qyteteve, kryebashkiakët Eduart Kapri dhe Thomas Beyer vulosin një partneritet mes Pogradecit dhe Wismar.
Maj 2016: Takimi në Krempe
Përfaqësues të Diakonia Albania marrin pjesë në paradën ndërkombëtare në Krempe, Schleswig-Holstein
Shkurt 2016: Seminar turistik Wismar
Përfaqësues nga qytetet e Pogradecit (Shqipëri) dhe Ohrit dhe Strugës (Maqedonia e Veriut) shohin infrastrukturën turistike të Wismar dhe punën për qasjet për një zhvillim të përbashkët të rajonit të Liqenit të Ohrit – një kontribut për mirëkuptimin ndërkufitar
Gusht 2013: Ekspozita Shqipëri
“Miqtë në Male”: 60-vjetori i Frieder Weinhold bëhet rasti për një ekspozitë të madhe në qendrën tregtare Wismar MEZ. Prej disa javësh, vizitorët mund të mësojnë më shumë për Shqipërinë dhe punën e CHW.
Maj 2013: Udhëtim aventurë
Pjesëmarrësit njihen me rajonin e Ballkanit në një udhëtim pushimi dhe aventure: Dubrovnik, Tiranë dhe Elbasan, Pogradec, Bishnicë dhe Liqenin e Ohrit, Voskopojë dhe Ohër.
Gusht 2008: Kampi veror në Maqedoni
Janar 2008: Mysafirë shqiptarë në parlamentin e shtetit Kiel
Korrik 2002: Të rinjtë përballen me Bishnicën
nga viti 1992: Misionet verore
Ekipet dhe grupet e të rinjve nga Wismar vijnë në punë, vizitojnë familjet dhe festojnë shërbimet e kishës