Donacion
Na mbështesni rregullisht
Projektet tona në fshatrat malore të Shqipërisë krijonë ndihmë konkrete dhe shpresë. Me mbështetjen tuaj, ju e bëni punën tonë akoma dhe më të rëndësishme. Vetëm 500 Lekë në muaj për të vazhduar punën.
Për ecurinë e punës tonë, ne kemi nevojë të përhershme për donacionet tuaja, që të bëhet e mundur financimi sipas projekteve – për ushqim, medikamente, materiale ndihmëse, transport dhe kosto administrative. Na mbështesni me një financim prej 500 Lekë në muaj ose më shumë për të frymëzuar ju miqtë tanë.
Bëjeni të njohur punën tonë
Të ndihmosh të tjerët është një gjest i mirë. Tregohuni miqve tuaj rreth punës tonë dhe ndajeni faqen tonë të facebook-ut me të tjerë. Mund të shkarkoni gjithashtu fletëpalosjen tonë ose të porosisni fletëpalosje të printuara pranë zyrës së Diakonisë.
Ndihmoni gjatë misioneve
Ne jemi në kërkim të vullnetarëve, të cilët duan të ndihmojnë qoftë për të shkarkuar një kamion në Pogradec, për të marrë pjesë në misionet tona nëpër fshatra apo për të ndihmuar me përkthime. Nëse dëshironi të bashkëpunoni, atëherë mos hezitoni të kontaktoni zyrën tonë.